link to homepage logo

17.03.2021

Cilat janë madhësitë e ndryshme të vidave të gipsit?

Në këtë video ne ju tregojme madhësitë e ndryshme të vidave të gipsit, si ti përdorim ato dhe llojet e pllakave të gipsit për të cilat janë të përshtatshme.

Vida e gipsit është një vidë me majë të mprehtë e projektuar për fiksimin e pllakave të gipsit në profilet e metalit me trashësi metali deri ne 0.7mm. Technogips Pro ofron 5 madhësi standarte të vidave të gipsit:

  • Vida gipsi  TN 3.5 x 25
  • Vida gipsi  TN 3.5 x 35
  • Vida gipsi  TN 3.5 x 45
  • Vida gipsi  TN 3.5 x 55
  • Vida gipsi  TN 4.2 x 70

Ne rekomandojmë përdorimin e vidave të gipsit TN për aplikim të brendshëm me pllaka gipsi tip A, tip H2, tip DF, tip DFH2 dhe komfort akustik ekstra, lloji DF.

Vidat fiksohen me një kaçavidë për gips e cila duhet të mbahet pingul me pllakën e gipsit, në mënyrë që këndi midis pllakës dhe vidës të jetë 90 gradë. Koka e vidës duhet të depërtojë 1 mm nën sipërfaqen e pllakës dhe fundi i lirë i vidës duhet të hyjë të paktën 10 mm në hapësirën e zbrazët të profilit.

Përmasat e ndryshme të vidave të gipsit përdoren si më poshtë:

  • Për një veshje me një shtresë të pllakave të gipsit me trashësi standarde 12.5 mm dhe një profil metalik deri në 0.7 mm, ne përdorim vida TN 3.5 x 25.
  • Për shtresën e dytë  të një veshje me dy shtresa të pllakave të gipsit me trashësi standarde 12.5 mm dhe një profil metali deri në 0.7 mm ne përdorim vida TN 3.5 x 35. Kur pllakat kanë një trashësi individuale prej 15 mm, ne përdorim vidën TN 3.5 x 45 për shtresën e dytë.
  • Për shtresën e tretë të një veshje me tre shtresa të pllakave të gipsit me trashësi standarde 12.5 mm ose 15 mm dhe një profil metali deri në 0.7 mm, ne përdorim vidë TN 3.5 x 55.
  • Për shtresën e katërt të një rreshtimi me katër shtresa të pllakave të gipsit me trashësi standarde 12.5 mm ose 15 mm dhe një profil metali deri në 0.7 mm, ne përdorim vidë TN 4.2 x 70.