link to homepage logo

10.02.2021

Mbushes bashkimesh me FUGA Hydro per Pllaka gipsi Lloji H2

Ne kete video do ju tregojme si te mbushni shpejte dhe lehte bashkimet e pllakave rezistente ndaj lageshtires lloji H2 me FUGA Hydro.

Veglat dhe produktet qe ju nevojiten:

  • FUGA Hydro

  • Pllaka gipsi kundër lagështirës Tipi H2
  • Shirit bashkimi me fibra xhami
  • Trazues mekanik
  • Mistri
  • Thike

Duke perdorur pllaken rezistente ndaj lageshtires lloji H2 ne kombinim me FUGA Hydro do te mundesohet mbrojtje shtese  per siperfaqen kunder depertimit te lageshtires ne ambiente te lageshta.

Hedhim ne nje kove te paster dhe shtojme mbushes bashkimesh reistent ndaj lageshtires FUGA Hydro, deri sa 1-2 mm te ujit qendrojne mbi nivelin e perzierjes se gipsit ( rreth 500 ml uje per 1 kg produkt) .Prisni te thahet per mesatarisht 5 minuta , pastaj perziejeni me trazuesin mekanik deri sa nje perzierje homogjene dhe e lengte te formohet. Kur perzierja te jete gati, ne mund te procedojme te mbushim bashkimet.

Vendosni nje sasi te bollshme te perzierjes ne mistri dhe aplikoni nje shtrese te holle per te krijuar nje kalim sa me te but midis bashkimit dhe pllakave. Kjo shtrese duhet te jete afersisht 200 mm e gjere ne te gjithe gjatesine e bashkimit..

Forconi bashkimin me shirit ngjites me fibra xhami dhe me pas nje shtrese tjeter te perzieerjes FUGA Hydro ne te gjithe gjatesine e bashkimit.

Perseriteni te njejtin veprim per te gjitha bashkimet e pllakave.

Duke perdorur nje shpatull mbushni kokat e vidave gjithashtu bashkimeet e kendeve te brendshem. Pas aplikimit te shtreses se pare perforconi me shirit bashkues me fibra xhami dhe mbarojeni me nje shtrese te dyte FUGA Hydro.